Të tre këta personazhe që shihni në foto i ka bërë bashkë edicioni i parë i “Big Brother VIP”. Einxhel dhe Sarah ishin dy vajzat që krijuan një lidhje me dy miqtë kosovarë, DJ Dagz dhe DJ PM.
E teksa lidhja e Dagz dhe Einxhel u formalizua shumë shpejt dhe sollën në jetë edhe fëmijë, ajo mes Sarës dhe DJ PM ishte me ritme më të ngadalta, ku ndonëse bashkë prej vitesh, nuk patën zhvillime të reja. Paparaci ynë ka mundur që ti shkëpusë një foto, ku Sara, Einxhel dhe Dagz shfaqen së bashku, duke ecur në këmbë.
Nuk ka sesi mos të na bëjë përshtypje mungesa e DJ PM në këtë shkrepje, sidomos pas zërave për një ndarje mes tyre. Të tre kanë qenë së bashku, duke bërë një bisedë shkarazi mes tyre, në një paradite të zakonshme në Tiranë. Teksa Dagz dhe Einxhel kanë qenë si gjithnjë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Sarah shfaqej e vetme, duke përforcuar zërat për një ndarje me PM. Prej disa kohësh në media po aludohet për një ndarje mes Sarah Berishës dhe DJ PM. Mirëpo zërat për dyshen i ka hedhur poshtë mikesha e përbashkët e tyre, Einxhel Shkira pak kohë më parë. Teksa Sarah ka postuar në profilin e saj një video ku po përgatitej për një ditë në plazh, Einxhel i ka bërë komentin tipik, i cili nuk la më vend për dyshime.
“Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?!”, – shkroi Einxhel, duke lënë të kuptohet se Sara dhe PM ndodhen së bashku në pushime.
Thashethemet për ndarje mes tyre nisën qëkur blogerja nuk bëri asnjë urim publik për ditëlindjen e partnerit. Po ashtu, dyshja prej kohësh nuk kanë postuar foto krah njëritjetrit, detaj i cili forcoi dyshimet te fansat dhe jo vetëm.
Kujtojmë që të dy u njohën dhe u bënë të pandashëm në “Big Brother VIP”, ku krijuan një lidhje që për shumëkënd dukej si një histori suksesi. Pas daljes, ata ndanë shumë momente bashkë, udhëtime, pushime dhe projekte, ndërsa Sarah e shoqëronte shpesh në performanca e PM-së. Por muajt e fundit, rrjeti ka vënë re një ftohje graduale. Fotot e përbashkëta janë rralluar, daljet publike janë pakësuar dhe secili duket më i fokusuar në projekte personale. Çifti vijon ende të ndiqet në rrjetet sociale, ndonëse kanë shumë kohë që nuk janë parë së bashku, duke ngritur dyshimet se mes tyre ka një krizë.
Nga ana tjetër, Einxhel dhe Dagz janë bërë prindër të dy fëmijëve, duke jetuar çdo hap të jetës së tyre jo vetëm si çift, por edhe si prindër. Mes Tiranës dhe Prishtinës, çifti gjen kohë për të takuar edhe miqtë e vjetër. Sarah, e cila muajt e fundit ka qenë e përqendruar tek biznesi, ka preferuar që mos të flasë për krizën në raportin me DJ PM, por të vijojë të jetë shumë prezente në rrjetet sociale me angazhimet e saj. Mbetet për t’u parë sesi do ta menaxhojnë dy protagonistët këto zhvillime që vijnë nga jeta e tyre private.

