Romeo Beckham mori një lumë urimesh për ditëlindjen e 23-të të hënën në mëngjes nga familja e tij, me përjashtim të vëllait të madh, Brooklyn, i cili sërish u tregua indiferent ndaj festimeve familjare.
David Beckham ishte i pari që postoi një foto të vjetër të Romeos, duke e përshkruar si: “I sjellshëm, i përulur, i respektueshëm, punëtor dhe njeriu më i veçantë për të gjithë ne. Të duam shumë, gëzuar ditëlindjen, djalë i madh!”
Victoria Beckham publikoi një foto nga pushimet e verës, me fjalët: “Je gjithçka për ne, të duam pafund. Dashuria dhe mirësia jote na mbush çdo ditë!”
Edhe vëllai i vogël Cruz dhe e dashura e tij Jackie Apostel ndanë urime plot dashuri përmes Instagram-it.
Ndërkohë, Brooklyn Beckham nuk bëri asnjë postim për të vëllain. Ai zgjodhi të ndajë momente nga jeta e tij në Beverly Hills me bashkëshorten Nicola Peltz, duke postuar në wellness spot “Pura Vida” me sloganin: “Another day in paradise”.
Kjo është hera e fundit që tregon përçarjen e thelluar në familjen Beckham. Brooklyn, 26 vjeç, prej kohësh shihet i distancuar nga prindërit dhe vëllezërit e tij, sidomos pas martesës dhe rinovimit të betimeve me Nicola, ku familja Beckham nuk u ftua.
Marrëdhënia e ngrohtë me Davidin
Pavarësisht tensioneve familjare, Romeo dhe David vazhdojnë të tregojnë lidhjen e tyre të fortë. Ditë më parë, ata publikuan foto ku të dy shfaqeshin me prerje flokësh identike dhe syze nga koleksioni i Davidit, me ish-yllin e futbollit që shkruante me humor: “Kush i veshi më mirë?”
Ky është një tjetër episod që shton dyshimet për një përçarje të madhe mes Beckham-ëve, ku Romeo duket se është kthyer në figurën e dashur të familjes, ndërsa Brooklyn mbetet i larguar.



