Pamje të jashtëzakonshme tregojnë momentin kur një mace përballet ballë për ballë me një gjarpër, në një duel ku çdo lëvizje mund të vendosë mes jetës dhe vdekjes.
Macja mbështetet tek shpejtësia, zhdërvjelltësia dhe refleksët e saj të mprehtë, duke goditur me putra rrufeshëm për ta mbajtur gjarprin në distancë. Nga ana tjetër, gjarpri kundërpërgjigjet me saktësi dhe helm, duke pritur momentin e duhur për të goditur.
Në këto duele të natyrës, nuk është gjithmonë forca që fiton timing-u dhe instinkti janë ata që përcaktojnë mbijetesën. Një betejë e tensionuar, ku çdo lëvizje është një hap drejt shpëtimit ose rrezikut fatal.







