Kylie Jenner hodhi poshtë thashethemet e shtatzënisë me një paraqitje të guximshme, duke treguar format e saj të tonifikuara në një veshje sportive të ngushtë.
28-vjeçarja ndau me ndjekësit pamje nga stërvitja, ku shfaqej me reçipeta sportive me prerje të ulët dhe geta gri nga Alo Yoga, që i theksonin belin e hollë dhe dekoltenë.
“Më pëlqen kjo ngjyrë e re”, – shkroi ajo mbi një nga videot në Instagram, ndërsa pozonte dhe rregullonte flokët e saj voluminozë.
Postimi vjen mes spekulimeve të vazhdueshme për një shtatzëni të mundshme me aktorin Timothée Chalamet, thashetheme që Jenner i ka hedhur kategorikisht poshtë me këto imazhe.
Vetëm pak ditë më parë, ajo prezantoi koleksionin më të ri Khy X Grace Ling, duke treguar barkun e tendosur në një set fotografik, duke mbyllur edhe njëherë dyshimet e muajve të fundit.
Stilistja Grace Ling, e njohur për përdorimin e teknologjisë 3D dhe elegancën e veçantë, e përshkroi bashkëpunimin si “një koleksion për gruan që aspiron sukses dhe dëshiron të jetë seksi për veten e saj”.
Jenner, e cila prej kohësh është në qendër të vëmendjes, tregoi se vazhdon të mbetet një ikonë stili dhe biznesi, duke u përforcuar si një nga figurat më të zëshme të modës dhe industrisë së bukurisë.