FLASH :

Video/Mallkimi i kullave të drogës

Një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu goditi sot kryeqytetin, duke shkaktuar panik mes qytetarëve që nxituan të gjenin strehë. Për disa minuta, rrugët dhe sheshet e Tiranës u boshatisën, ndërsa natyra tregoi fuqinë e saj.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje të shumta, mes tyre edhe video nga sheshi “Skënderbej”, ku grumbuj gjethesh “vallëzojnë” të shtyrë nga era, duke krijuar një skenë që shumëkush e ka lidhur me “mallkimin e kullave të drogës” – simbol i betonizimit dhe pastrimit të parave që ka ndryshuar fytyrën e kryeqytetit.

Ky term, tashmë i kthyer në frazë të përdorur shpesh nga qytetarët në internet, i referohet besimit se ndërsa kulla luksoze ngrihen si monumente të parasë së pistë, natyra dhe realiteti i përditshëm e hakmerren, duke goditur aty ku plagët urbane janë më të dukshme.

Stuhia e sotme, përveç dëmeve të vogla materiale dhe panikut tek kalimtarët, ka lënë edhe një jehonë simbolike: qytetarët mes “kullave të drogës” të pambrojtur përballë forcës së natyrës.