FLASH :

Video/Mënyra e paimagjinueshme se si policia e Michigan-it kapi veturën e vjedhur në SHBA

Një ndjekje e rrezikshme policore në autostradën I-96 në Michigan përfundoi me ndalimin spektakolar të një makine të dyshuar si e vjedhur.

Policia e Shtetit të Michigan përdori një pajisje të quajtur “tire grappler”, e cila kap dhe bllokon rrotën e automjetit duke e detyruar atë të ndalojë në mënyrë të sigurt. Ky mjet modern po përdoret gjithnjë e më shpesh nga policia amerikane për të shmangur aksidentet e rënda gjatë ndjekjeve me shpejtësi të lartë.

Pas operacionit, autoritetet publikuan edhe një foto nga vendngjarja, ku duket makina e ndaluar pas përdorimit të pajisjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar nga incidenti.

Policia theksoi se përdorimi i teknologjisë së re është një hap i rëndësishëm për të siguruar rendin dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve në raste ndjekjesh të tilla.