FLASH :

Video/Vajza e vogël në Gaza fle mes shkatërrimit, në një makinë të përmbysur nga bombardimet

Nën zhurmën e pandërprerë të dronëve izraelitë dhe mungesën e strehëve të sigurta, realiteti i fëmijëve palestinezë mbetet tragjik. Një vajzë e vogël u fotografua teksa gjente pak qetësi duke fjetur brenda një makine të shkatërruar e të përmbysur nga bombardimet, mes rrënojave të Gazës.

Pamja prekëse është kthyer në simbol të dëshpërimit dhe pafuqisë së fëmijëve që po rriten në mes të luftës, pa shtëpi, pa siguri dhe pa një vend ku të strehohen.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë paralajmëruar se situata në Gaza është e paqëndrueshme dhe e pamundur për t’u përballuar, sidomos për fëmijët, të cilët mbeten viktimat më të pambrojtura të konfliktit.