Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin pasditen e sotme, duke shkaktuar dëmtime të shumta në infrastrukturë dhe mes qytetarëve.
Sipas të dhënave paraprake, 20 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëzimit të objekteve dhe goditjes nga sende të forta të shpërndara nga era. Prej tyre, 10 qytetarë po marrin ende shërbim mjekësor në urgjencën e Spitalit të Traumës, ku po trajtohen për dëmtime të ndryshme.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për jetë të rrezikuara.
Autoritetet kanë bërë apel për kujdes të shtuar, duke kërkuar nga qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e situatës meteorologjike.