FLASH :

U rrahën nga shqiptarët! Sulmuesi grek i ekipit polak me ultras serbë, e quan Shqipërinë, Serbi

Lidhjet e ngushta të tifozerisë së Jagellonia, skuadrës polake që eliminoi Dinamon nga Conference League, me ultrasit serbë, kanë sjellë edhe më parë probleme për ta, për shkak të provokimeve të tyre kundrejt shqiptarëve.

Fytyra e tyre e vërtetë doli në pah në prag të ndeshjes ndaj Novi Pazar-it, skuadrës serbe të një qyteti të konsideruar si “i myslimanëve”, boshnjak, shqiptarë dhe turq. Përpara vizitës së tyre në Serbi ata postuan fotot e hartë së Kosovës me mbishkrimin “Kosova është Serbi…”

Për këtë provokim u rrahën në rrugët e Novi Pazarit nga shqiptarët. Por me sa duket kjo paska qenë thjeshtë fillimi. Në Tiranë 24 orë më parë tifozët e kësaj skuadre tentuan të krijonin probleme e trazira, me gjeste fyese në sheshin kryesorë të Tiranës, dhe disa ja dolëm, por edhe për këtë morën “një përgjigje” rrugës për në aeroport.