Pas konstimit të shkeljeve të shumta në akset rrugore, sidomos gjatë fundjavave, Policia Rrugore ka bërë apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve. Autoritetet paralajmërojnë se parakalimet e gabuara, shpejtësia tej normave, përdorimi i alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit përbëjnë rrezik të madh për aksidente, ndërsa reshjet e shiut të parashikuara mund ta rëndojnë më tej situatën në rrugë.
Policia thekson domosdoshmërinë e përdorimit të rripit të sigurimit, shmangien e sjelljeve agresive dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Për motoristët, biçiklistët dhe përdoruesit e monopatinave, theksohet mbajtja e kaskës dhe jelekëve fosforeshentë gjatë natës. Shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë të pranishme në akset nacionale, urbane dhe rurale me mjete inteligjente, dronë dhe alkooltestues për të parandaluar shkeljet dhe rritur sigurinë në trafik.







