NNjë vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni.
Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar nga policia, Ndoc Maçaj, dhe është shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin.
Paraprakisht dyshohet shkaku ka qenë procesi për regjistrimin e tokave në Shalë, pasi të dy kanë pasur konflikt për një tokë vite më parë.
Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën.
Uniformat blu nuk kanë shkuar ende në vendngjarje për shkak të zonës së thellë malore ku ka ndodhur krimi.
Njotimi i Policisë Shkodër:
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.