FLASH :

Skandali para gjykatës, kush është kandidati për Policinë i ekstraduar nga Italia?

Detaje të reja kanë dalë këtë të enjte pas finalizimit të operacionit “The Wanted”, ku janë ekstraduar dy shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Hajrullah Xhivini, jo më larg se një vit më parë, është shpallur në kërkim për “veprime të turpshme” nga Policia e Shtetit, pasi ka urinuar në ambientet e institucionit të Gjykatës së Lartë.

Xhivini është arrestuar nga uniformat blu të Tiranës për “veprime të turpshme” në publik, pasi u filmua teksa urinonte në hyrje të Gjykatës së Lartë.

Ai gjithashtu postonte video në TikTok, përmes të cilave kërcënonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Dyshohet se ka kërcënuar edhe gjyqtarë në Fier.

Mësohet se ai ka qenë edhe një nga kandidatët për garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.