FLASH :

Dramës i vjen fundi, pas përjashtimit vjen firma me sulmuesin që kërkon Kombëtarja

Nelson Veiper ka pranuar rinovimin me Mainz, pasi negociatat zgjatën për një kohë të gjatë. Kontrata e re e firmosur është e vlefshme deri në vitin 2029.

20-vjeçari kishte edhe një vit të mbetur kontratë. Për këtë klubi po kërkonte me këmbëngulje rinovimin.

Madje, Veiper përfundoi në tribunë së fundmi për shkak se mungonte rinovimi. Pritet që sulmuesi të rikthehet menjëherë me skuadrën për vazhdimin e sezonit.

Veiper është edhe një dëshirë për Kombëtaren e Shqipërisë. Ftesa nga ekipi i parë i Gjermanisë ka munguar, për këtë kuqezinjtë e Silvinjos vazhdojnë të mbeten opsion.