FLASH :

French Montana fejohet me Princeshën e Dubait

Reperi i njohur French Montana (emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch) po bën një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale.

Ai është fejuar me princeshën e Dubait, Sheikha Mahra Mohammed Rashed Al Maktoum, siç konfirmoi për TMZ përfaqësuesi i tij më 27 gusht.

Rikthimi i romancës së tyre është bërë publik pas një propozimi romantik që French i bëri Sheikha Mahra gjatë “Paris Fashion Week” në qershor, pak ditë pasi ai debutoi për herë të parë në pasarelën e markës ‘3.Paradis Ready to Wear Spring/Summer 2026’.

Çifti nisi lidhjen në tetor 2024.

Megjithatë, ata nuk e bënë publike romancën e tyre deri në këtë verë, kur u shfaqën së bashku në disa evente të “Paris Fashion Week”, duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit.

Sheikha Mahra ka pasur një martesë të mëparshme me Sheikh Mana bin Mohammed bin Rashid bin Mana Al Maktoum, me të cilin ka një vajzë 15-muajshe.

Ajo shpalli ndarjen e tyre në korrik 2024 përmes një postimi të ashpër në Instagram, duke përdorur një gjuhë që ngjason me praktikën islame të ‘talaq trefish’ – një metodë që lejon burrat myslimanë të divorcojnë gratë duke thënë fjalën “divorcohem” tre herë.

Megjithëse ligjërisht kjo praktikë është e rezervuar vetëm për burrat, Sheikha Mahra e bëri të qartë se martesa e saj kishte përfunduar.French Montana, i cili më parë është lidhur me emra si Khloe Kardashian, Iggy Azalea dhe Rubi Rose, nuk ka komentuar publikisht fejesën.

Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e 40-vjeçarit, ndërsa partnerja e tij, Sheikha Mahra, është 31 vjeçe, dhe duket se të dy po ecin drejt një kapitulli të ri dhe romantik në jetën e tyre.