Një 32-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me një sasi droge.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. S.
NJOFTIMI I POLICISE:
Tentoi të kalonte kufirin me një çantë ku kishte fshehur lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet çanta.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMW”. Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.