FLASH :

Zjarr masiv në pyjet e fshatit Miras në Devoll, 70 forca në terren për shuarjen e flakëve

Situata e zjarrit në fshatin Miras, Njësia Administrative Miras, Bashkia Devoll.

Prej ditës së djeshme vijon aktiv një vatër zjarri në zonën pyjore mbi fshatin Miras, me bimësi të përzier (dushk, pishë etj.).

Që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Në total janë angazhuar rreth 70 forca.

Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja në brendësi të pyllit është e vështirë, duke kërkuar ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrës. Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, çka e bën situatën më problematike.

Institucioni i Prefektit po vijon koordinimin me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile duke vlerësuar ecurinë.