Për herë të parë, komunitetet fetare në Shqipëri janë bashkuar në një qëndrim të përbashkët, duke dënuar ashpër veprimet e Izraelit në Gaza. Përfaqësuesit e besimeve kryesore fetare në vend kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët, ku e cilësojnë situatën si një masakër ndaj civilëve dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente të komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e gjakderdhjes. Ky reagim vjen pas javësh dhune të pandërprerë në Rripin e Gazës, ku numri i viktimave është rritur ndjeshëm, mes tyre shumë gra dhe fëmijë.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, që përfaqëson pesë komunitetet kryesore fetare në vend, ka reaguar me një deklaratë të fuqishme për situatën dramatike në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Në dokumentin zyrtar, KNFSH bashkon zërin me thirrjet ndërkombëtare të organizatës Religions for Peace Europe, Patriarkanës Latine dhe asaj Ortodokse të Jeruzalemit, si dhe dhjetëra komuniteteve fetare islame e të krishtera anembanë botës. Deklarata thekson shqetësimin e thellë për gjendjen humanitare dhe kërkon përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimin e të gjithë pengjeve.
Këshilli ndalet veçanërisht tek viktimat civile – gratë dhe fëmijët – duke theksuar se dhuna, shpërngulja e detyruar e popullsisë, pengimi i ndihmës humanitare dhe shkatërrimi i infrastrukturës bazë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë. Në frymën e solidaritetit ndërfetar, KNFSH riafirmon se paqja e qëndrueshme ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë, duke u bërë thirrje liderëve botërorë e institucioneve ndërkombëtare të shtojnë përpjekjet për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në Tokën e Shenjtë.
Ata kanë shprehur, me anë të një deklarate të nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit e feve në Shqipëri, se janë kundër masakrës që po ndodh aktualisht në Gaza. Deklarata shpreh:


