Detaje të reja kanë dalë nga sulmi me armë një shkollë katolike në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj disa personave, shumica prej të cilave fëmijë.
Sipas policisë, 23-vjeçari banonte në periferi të Minneapolis. Më herë gjatë ditës, ai kishte publikuar dy video në Youtube, ku shfaqeshin armë, plumba dhe karikatorë, që nga pamjet duket se janë në një dhomë gjumi, sipas mediave.
Videot ishin përkatësisht 10 dhe 20 minuta të gjata.