FLASH :

 Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje në Maqedoninë e Veriut

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimve verore ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare, informoi LAMM.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, siç theksohet, koha e pritjes për hyrje është rreth 40 minuta, në vendkalimin kufitar Dojran koha e hyrjes është rreth 20 minuta, në vendkalimin kufitar Tabanocë koha e hyrjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.