FLASH :

Atletikë/ Sibusiso Kubheka vendos rekord, i pari njeri që përshkon 100 km nën 6 orë

Bota e atletikës ka një rekord të ri historik. Sibusiso Kubheka nga Afrika e Jugut ka bërë diçka të paprecedentë në sportet e rezistencës. Ai u bë njeriu i parë që përshkoi 100 kilometra në më pak se gjashtë orë.

Gara e veçantë, e organizuar nga Adidas në pistën e famshme ‘Nardo Ring’ në Itali, mblodhi disa prej emrave më të fortë të disiplinës, mes tyre Aleksandr Sorokin (Lituani), Jo Fukuda (Japoni), Charlie Lawrence (SHBA) dhe Ketema Negasa (Etiopi).

Në një pistë 12.5 kilometërshe, të gjithë atletët u pajisën me atlete të dizajnuara posaçërisht për distanca ultra, por ishte Kubheka ai që shkëlqeu mbi të gjithë. Ai përfundoi 100 kilometrat për 5 orë, 59 minuta e 20 sekonda, duke thyer me mbi 6 minuta rekordin botëror të mëparshëm të mbajtur nga Sorokin.

Renditja finale:

Sibusiso Kubheka – 5:59:20

Charlie Lawrence – 6:03:47

Aleksandr Sorokin – 6:04:10

Ky rezultat i jashtëzakonshëm jo vetëm që e vendos Kubhekën në histori, por edhe ngre standardin e ri të asaj që konsiderohet e mundur në garat ultra të atletikës.