FLASH :

George dhe Amal presin yjet e Hollywood-it në vilën 100 milionë dollarëshe në Lake Como

George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal, po kalojnë verën në vilën e tyre madhështore buzë liqenit Como, e cila vlerësohet mbi 100 milionë dollarë. Çifti i famshëm, së bashku me binjakët e tyre 8-vjeçarë, Ella dhe Alexander, kanë mirëpritur një sërë yjesh të Hollywood-it për një pushim luksoz.

Mes të ftuarve ishin aktori Adam Sandler, regjisorja e filmit “Barbie” Greta Gerwig me bashkëshortin e saj Noah Baumbach, aktorët fitues të Oskarit Laura Dern dhe Jim Broadbent, si dhe Billy Crudup, Grace Edwards dhe Patrick Wilson. Në mesin e tyre u pa edhe aktorja Eve Hewson, vajza e këngëtarit të U2, Bono, si dhe aktorja italiane-gjermane Alba Rohrwacher.

Grupi u largua me motorboat nga rezidenca e Clooney, Villa Oleandra, për një drekë të gjallë në restorantin ekskluziv Villa d’Este. Pas qëndrimit në vilë, Clooney dhe miqtë e tij pritet të udhëtojnë drejt Festivalit të Filmit në Venecia që nis këtë javë.

Clooney bleu vilën në vitin 2002 për vetëm 10 milionë euro nga familja Heinz, por prej atëherë vlera e saj është rritur mbi 10 herë, duke arritur mbi 100 milionë dollarë. Prania e tij në Lake Como ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të pasurive në zonë. Vila ka 25 dhoma dhe është shndërruar në një simbol të luksit dhe mikpritjes për yjet e kinemasë botërore.

Përveç rezidencës në Itali, George dhe Amal Clooney zotërojnë prona edhe në Francë, Britani dhe Los Angeles, ndërsa vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar dhe më me ndikim në botën e showbiz-it.