Të paktën 75 palestinëzë, përfshirë 18 kërkues ndihmash, janë vrarë dhe 268 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.
Të paktën 75 palestinëzë, përfshirë 18 kërkues ndihmash, janë vrarë dhe 268 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.
Ndërkohë, trupat tokësore izraelite vazhdojnë të operojnë në periferi të qytetit të Gazës në përgatitje të ofensivës së planifikuar për të pushtuar pjesën veriore të qytetit, raportoi IDF në një deklaratë të raportuar nga Times of Israel.
“Në Bregun Perëndimor të pushtuar, vetëm që nga tetori i vitit 2023, 982 palestinezë janë vrarë nga forcat dhe kolonët izraelitë, dhe mbi 42,000 janë zhvendosur me forcë nga operacionet ushtarake, prishjet e shtëpive dhe sulmet e kolonëve”, deklaroi Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në X.
“Dhuna e kësaj fundjave në Al Mughayyir është një tjetër shembull i shtypjes dhe shtrëngimit të vazhdueshëm kundër palestinezëve. E gjithë dhuna e tillë duhet të ndalet dhe duhet të sigurohet llogaridhënie e paanshme”, shkruan Komisioneri i Lartë Volker Turk.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se evakuimi i Qytetit të Gazës ishte “i pashmangshëm”, ndërsa IDF përgatitej të pushtonte qytetin më të madh të territorit palestinez.
“Evakuimi i Qytetit të Gazës është i pashmangshëm” dhe “çdo familje që lëviz drejt jugut do të marrë ndihmën më bujare humanitare, e cila aktualisht është duke u përpunuar”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë në gjuhën arabe, Avichay Adraee, në X.
Ai shtoi se “IDF ka filluar punën për të sjellë tenda dhe për të përgatitur zonat për krijimin e komplekseve të shpërndarjes së ndihmave” në Rripin jugor.







