Aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike të Tiranës janë kthyer në një makth për prindërit. Ndonëse sistemi online u vendos për të thjeshtuar dhe dixhitalizuar procesin, sot ai po prodhon konfuzion, mosbesim dhe përjashtim të padrejtë të qindra fëmijëve. Prindërit denoncojnë se platforma e regjistrimit shpesh rezulton jashtë funksioni, bllokohet dhe nuk njeh dokumentacionin e ngarkuar.
“Kam ngarkuar të gjithë dokumentet që kërkonte platforma, por nuk mora asnjë email konfirmimi për aplikimin. Vetëm një email që më njoftonte se llogaria ishte krijuar. As nuk dija që duhej të vinte një tjetër konfirmim nëse do e dija, do isha marrë me këtë gjë më herët”, thotë një nënë për Troç.
Edhe pse ajo e ka regjistruar online fëmijën e saj, sot ajo nuk rezulton e regjistruar në sistem. Për më tepër, që prej periudhës së sulmit kibernetik, platforma nuk funksionon dhe nuk lejon më hyrjen në llogari, duke ia pamundësuar prindërve çdo mundësi për të verifikuar, korrigjuar ose shkarkuar provat e aplikimit.
Kryetarja e bashkisë Anuela Ristani tregon qartë që e paaftë për të drejtuar punën e bashkisë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve por më tepër i konfuzon sepse nuk është hera e parë që qytetarët nuk aksesohen në sistemet online.








