FLASH :

Veliaj vazhdon fushatën në TikTok, e paralajmëron hapur Ramën të mos rrijë i qetë

Tiranë, 27 Gusht 2025 – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar fushatën e tij në rrjetet sociale me një tjetër video provokuese të publikuar në TikTok, ku mesazh i drejtpërdrejtë duket se i drejtohet kryeministrit Edi Rama.

Në videon e publikuar, Veliaj shihet duke zbritur shkallëve me tapet të kuq, ndërsa mbi pamje është vendosur një mbishkrim në anglisht:

“Not surprised that my opps, with just a birth certificate and generational bitterness, are losing sleep over a few tiktoks. Stay mad and never be relaxed.”
(“Nuk habitem që kundërshtarët e mi, me vetëm një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, po humbasin gjumë nga disa TikTok-e. Vazhdoni të zemëroheni dhe mos u qetësoni kurrë”)

Por ajo që bie në sy është se Veliaj e shoqëron videon edhe me një mesazh në shqip, ku ironizon një personazh që e quan “Rosaku Nesti A.”, duke e përshkruar si “i vogël, qesharak, i zhurmshëm, por përballë meje duket si mizë”.

Kjo lëvizje shihet si një paralajmërim i hapur ndaj Ramës, pasi Veliaj thekson se kundërshtarët e tij nuk duhet të ndihen të qetë. Me gjuhë ironike dhe sulmuese, ai e përdor TikTok-un si mjet për të ndezur debatin politik brenda mazhorancës.

Veliaj ka kohë që po intensifikon aktivitetin e tij në rrjetet sociale, ku videot e tij marrin mijëra shikime dhe komente, ndërsa mbështetësit e interpretojnë si një formë sfide ndaj lidershipit aktual të PS-së.

Deklaratat publike dhe videot ironike të Veliajt po interpretohen si pjesë e një garë të heshtur për lidership mes tij dhe Ramës. Për momentin, Kryeministri nuk ka reaguar, por tensioni në prapaskenë pritet të shtohet me afrimin e zgjedhjeve.