FLASH :

Video/Momenti kur helikopteri bie në liqen dhe përplasët në pellg, pushuesit mbeten pa plazh

Një helikopter zjarrfikës francez tip Morane 29 u përplas me dhunë në një pellg në Bretanjë, ndërsa po kryente një manovër të rrezikshme për të mbledhur ujë me kovën speciale “Bambi bucket” për shuarjen e një zjarri në një banesë.

Pamjet dramatike të filmuara nga dëshmitarë tregojnë momentin kur bishti i helikopterit humbi kontrollin dhe mjeti shkoi në tailspin përpara se të binte anash në ujë, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme. Personi që filmonte dëgjohet duke thirrur i shokuar “Holy cow”.

Pilotët mbijetuan mrekullisht

Pavarësisht aksidentit, piloti dhe zjarrfikësi në bord arritën të dalin gjallë, duke u notuar deri në breg ku morën ndihmën e kalimtarëve. Autoritetet konfirmuan se ata janë “të sigurt dhe pa lëndime serioze”.

Sipas të dhënave zyrtare, helikopteri kishte kryer dhjetëra hedhje uji gjatë ditës dhe ishte angazhuar tashmë në 33 misione këtë verë. Hetimi mbi shkaqet e përplasjes është hapur nga Autoriteti Francez i Aviacionit Civil.

Pushuesit britanikë e holandezë të irrituar nga mbyllja e plazhit

Pas aksidentit, autoritetet vendosën mbylljen e plazhit Port Manec’h në Névez, mbi 16 kilometra larg vendit të ngjarjes, për shkak të frikës se deti mund të ishte ndotur nga karburanti i derdhur.

Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi tek turistët, veçanërisht familjet britanike dhe holandeze me fëmijë që pushonin në zonë. “E kuptoj pse ndalojnë hyrjen në det, por pse edhe në plazh? Është zhgënjyese,” u shpreh një pushuese britanike.

Megjithë pakënaqësitë, autoritetet paralajmëruan se kushdo që shkel ndalimin do të përballet me gjoba dhe ndjekje penale. Nuk ka ende një datë se kur plazhi do të hapet sërish.