FLASH :

Video/Zjarri në Poros jashtë kontrollit, flakët afrohen drejt hidrovorit në Novoselë të Vlorës

Situata në pyllin e Poros vijon të jetë kritike, ndërsa flakët kanë përparuar me shpejtësi gjatë ditës së sotme, duke djegur masive pyjore me pisha dhe duke u afruar rrezikshëm drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë.

Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe emergjencash civile, të cilat po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit. Një helikopter i specializuar po kryen ndërhyrje nga ajri, duke marrë ujë nga deti dhe duke e hedhur mbi vatrat më aktive.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të zonës të qëndrojnë në gatishmëri, pasi situata mbetet e paqëndrueshme dhe rreziku për përhapje të mëtejshme është i lartë.