Tiranë, 26 Gusht 2025 – Një aksident ka ndodhur në orët e vona të natës në zonën e ish-Bllokut, ku një automjet tip Mercedes Benz ka humbur kontrollin, është ngjitur mbi trotuar dhe është përplasur me një pemë.
Nga pamjet e vendngjarjes shihet se pjesa e përparme e automjetit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa pasojat kanë qenë vetëm materiale.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.







