Momente frike për pasagjerët e një avioni WizzAir, i nisur nga Alicante dhe me destinacion Roma Fiumicino, i cili u detyrua të kryente një ulje emergjente për shkak të turbullencave të forta.
Mot i keq që goditi kryeqytetin dje ndikoi edhe në fluturimin W46038, i cili, pas disa tentativave të dështuara për të aterruar në Romë, u detyrua të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Bologna.
Në video të shpërndarë në rrjetet sociale nga një pasagjer që ndodhej në bord, dëgjohen britma dhe panik nga pasagjerët, përfshirë edhe disa fëmijë të frikësuar që shpërthyen në lot.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, dhe të gjithë pasagjerët dolën të sigurt.