FLASH :

Tre vetura përplasen me njëra-tjetrën në Bulqizë, duke dalë jashtë rruge

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit J.M., H.Z., dhe Q.M. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.