Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim Resul Gashi, 56 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë natës në fshatin Çukas.
Policia bën me dije se, pas një konflikti për motive të dobëta, i dyshuari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë Ramadan Menka, 58 vjeç, klient i lokalit në pronësi të tij.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e rendit po vijojnë punën intensive për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.