FLASH :

Fanella e bën lëmsh, gazetarja sportive lë nam me futbollistin. Mbrojtësi tallet: Më harroi për 90 minuta

Marko Friedl u ngatërrua nga gazetarja Katarina Kleinfeldt, pas ndeshjes që Verder Bremen humbi 4 me 1 përballë Frankfurt. Gazetarja sportive e mendoi Friedl një lojtar të Frankfurtit, një ngatërresë që erdhi pasi ky i fundit shkëmbeu fanellën me portierin Majkëll Zeterer.

Kaq mjaftoi, që Katarina Kleinfeldt të bënte gjithçka lëmsh. Dhe pse më parë ishte takuar me futbollistin e Verder Bremenit, që luan si mbrojtës.
“Të flasim pak për Frankfurtin sigurisht. Të fokusohemi te ndeshja fillimisht. Fitorja 4 me 1 sot, ishte ajo që po prisnit sot?”, tha fillimisht gazetarja në fjalët e saj.

“Jam një lojtar i Verder Bremenit”, u përgjigjë Friedl më pas. Ky i fundit ka 7 vite me skuadrën gjermane. Friedl nuk mund ta kalonte kaq thjesht, ndërsa foli sërish për episodin në fjalë.
“Nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Kisha një bisedë para ndeshjes. 90 minuta më vonë, nuk më njeh. Është e çuditshme dhe pak qesharake”, u shpreh futbollisti në fjalë.