Pamje të pazakonta kanë ardhur nga një resort në Tenerife, ku një grua e irrituar shpërtheu me britma ndaj pushuesve të tjerë pranë pishinës. Ajo pretendonte se i kishin “vjedhur” vendin e saj, pasi më herët kishte lënë një peshqir mbi shezlong për ta rezervuar.
Në video shihen momentet kur gruaja afrohet tek pushuesit, duke bërtitur me tone të ashpra, ndërsa turistët e tjerë e shohin të habitur situatën. Nga ana tjetër, grupi që ishte ulur në shezlong dukej i qetë, ndërsa disa të pranishëm nisën të filmonin sherrin e çuditshëm që ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale. Episodi është kthyer në një shembull tjetër të “luftës së shezlongëve” që shpesh shfaqet në destinacionet turistike më të frekuentuara gjatë verës.







