Ngjarjet e denoncuara vazhdimisht duket se nuk po u bëjnë aspak përshtypje hajdutëve, të cilët këtë vit janë shtuar si kërpudhat pas shiut. Ajo që bie në sy është fakti se në shumë raste të fundit, mes tyre janë përfshirë edhe turistë.
Vetëm pak ditë pasi dy italianet u vunë në qendër të vëmendjes për një vjedhjen e disa parfumeve dhe bizhuterive, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur po në Ksamil ku pronarja e një butiku ka bërë një denoncim, duke sjellë edhe pamje filmike të ngjarjes.
Në video shihet qartë turisti që hyn në dyqan krejt i qetë, sikur të ishte në shtëpinë e tij. Ai merr një bluzë, e fut nën tuta dhe më pas, pa u shqetësuar nga askush, largohet me vrap.
Shitësja e butikut ka tentuar ta ndjekë në rrugë, por sipas denoncimit, turisti e ka shtyrë dhe e ka goditur, duke arritur të zhduket bashkë me bluzën e vjedhur.







