Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka reaguar me dhimbje pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut të tij, Artur Zheji. Në një postim prekës, Fevziu ka ndarë fjalët e tij të fundit për mikun e afërt, duke shprehur respektin dhe kujtimin e veçantë që do ta shoqërojë gjithmonë.
Ja çfarë shkruhet në postimin e tij për platformën Instagram:
“Artur Zheji u nda nga kjo botë sot krejt papritur. Në një moshë ende të re dhe në kulmin e energjive dhe angazhimit publik. Bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave, e mbi të gjitha një intelektual dhe qytetar pas excellence. Duke e njohur prej viteve ’80 dhe duke bashkëpunuar për thuajse 25 vjet me të, mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh në paqe, Tur!“







