FLASH :

Lajmi trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji

Gazetari Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë sot nga jeta.

Sipas burimeve, ai është dërguar pa shenja jete në spitalin e Sarandës.

Më herët, familjarët e tij kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndërruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.