FLASH :

Zhgënjen City, Tottenham fiton supersfidën

Tottenham triumfoi 2-0 në supersfidën e javës së dytë në Premier League, ndaj Manchester City-t. “Spurs” iu falën dy golave të shënuar në pjesën e parë, për të marrë 3 pikë të arta.

Johnson në minutën e 35-të dhe Palhinha në minutën e 47-të, i dhanë triumfin skuadrës së drejtuar nga Thomas Frank.

Tottenham konfirmon formën e shkëlqyer në këtë start kampionati, me dy fitore në dy javët e para dhe futet mes pretendentëve.

Në krahun tjetër, te City kthehen “makthet” e sezonit të kaluar, që u shoqërua me ulje-ngritje të shumta.