FLASH :

U kap me kokainë në makinë, gjykata e Tiranës nxjerr nga burgu Marina Farën

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares Eli Fara, e arrestuar më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, gjatë një kontrolli rutinë. 

39-vjeçarja, e njohur edhe me emrin Marina Fara, u ndalua me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. 

Para trupës gjykuese, mes lotësh, ajo deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak. Pavarësisht pretendimeve, gjykata vendosi që Kapurani të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa hetimet do të vijojnë.