FLASH :

Krimineli i luftës, shefi i Policisë Gjyqësore libiane, vret me duart e veta një qytetar në Libi

Një video e publikuar nga media libiane Almasdar tregon Osama Almasri Najim, kreun e Policisë Gjyqësore të Libisë dhe njëkohësisht një komandant lufte i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), teksa dhunon dhe ekzekuton një person në rrugët e Tripolit.

Najim akuzohet për vrasje, përdhunime dhe tortura të lidhura me rolin e tij në famëkeqin qendër ndalimi Mitiga. Ai u arrestua më 19 janar në Torino, por vetëm dy ditë më vonë u lirua dhe u dërgua me avion të forcave ajrore italiane në Tripoli.

Ky veprim ka shkaktuar dëmtime të mëdha në imazhin e Italisë, duke nxitur reagime të ashpra nga partitë opozitare dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, justifikoi lirimin duke thënë se urdhër-arresti që çoi në ndalimin e tij ishte “plot me pasaktësi, lëshime, mospërputhje dhe përfundime kontradiktore”, gjë që nuk lejonte mbajtjen e tij në paraburgim.