Një rast skandaloz i sjelljes së papërgjegjshme në rrugë është regjistruar në Elbasan, ku një automjet me targa AB270LB është kapur duke kryer një parakalim të rrezikshëm në kthesë.
Pamjet, të shpërndara nga qytetarë, tregojnë shoferin e pakujdesshëm teksa sfidon rregullat e qarkullimit rrugor dhe vë në rrezik serioz jetën e vet dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Kërkohet ndërhyrja urgjente e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për të marrë masa ndaj këtij shkelësi, i cili me veprimet e tij mund të shkaktojë tragjedi në rrugë.







