FLASH :

E kryer/ Eberechi Eze kalon te Arsenali për 65 milionë euro

Eberechi Eze ka zgjedhur Arsenalin para Tottenhamit. Sulmuesi ka kryer testet mjekësore sot në Londër dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Arteta.

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65 milionë eurosh për Eberechi Eze, me marrëveshjen që tashmë është mbyllur.

Sipas Fabrizio Romanos, “Topçinjtë” po finalizojnë kushtet e kontratës me mesfushorin-sulmues, i cili ka dhënë “ok”-in për t’iu bashkuar projektit të Artetas. 27-vjeçari ka kryer testet mjekësore me klubin e ri, teksa të gjitha detajet janë dakordësuar mes palëve.

Ky transferim shihet si një përforcim i madh për Arsenalin, që synon trofetë e mëdhenj këtë sezon dhe e sheh Eze si një armë shtesë në repartin sulmues.