FLASH :

Ylli Limani ka një mesazh për Flori Mumajesin!

Ylli Limani ka një thirrje për Flor Mumajesin, si shumë komentues dhe fansa të muzikës dhe projekteve të kantautorit. Ndërsa ishte prezent në një event në Prizren, para se të performonte këngën “Hana” (në bashkëpunim me Florin), Ylli iu drejtua artistit dhe publikut, duke u shprehur:

“I bëjmë thirrje bashkë Flori Mumajesit që të kthehet në muzikë. Flori, të duam, na mungon!”.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, publiku e mirëpriti thirrjen e tij, e cila u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje të shumta.
 

Flori Mumajesi, prej vitesh është shkëputur nga skena dhe nuk është më aktiv as si këngëtar dhe as si kantautor. Dashamirësit e muzikës së tij e kanë kërkuar shpesh në rrjetet sociale rikthimin e tij, por ende nuk ka një reagim nga ana e artistit.