Një gomone ka marrë zjarr sot në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e kembes se motorit së mjetit lundrues.
Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.jane njoftuar salla e policise se Himares ku mjetet e policise kufitare kane shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg.
Gomonia është shkrumbuar nga flakët duke perfunduar ne det ,ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.