FLASH :

Artisti arrestohet dhe përfundon në spital, pasi u kap duke ecur me mbathje në rrugë

Këngëtari Lil Nas X u arrestua dhe u shtrua në spital pas një përplasjeje me policinë në orët e para të mëngjesit të së enjtes, sipas autoriteteve në Los Angeles. Policët e gjetën reperin 26-vjeçar duke ecur në “Ventura Boulevard”, një rrugë zakonisht e frekuentuar, në lagjen “Studio City” pak para orës 6 të mëngjesit, sipas Charles Miller, zëdhënës i policisë.

 
TMZ ka siguruar pamje video të incidentit që duket se tregojnë Lil Nas X vetëm me të brendshme dhe çizme cowboy, duke thënë se “po shkonte për në një festë”.

 

 
Fituesi Grammy, emri i vërtetë i së cilit është Montero Lamar Hill, më vonë u akuzua për sulm të lehtë pas përballjes me oficerët, ku ai krëceu drejt tyre, tha Miller në një deklaratë të raportuar nga Associated Press.

“Policët e çuan reperin fillimisht në spital, sepse dyshonin për një mbidozë të substancave narkotike”. tha Miller.

Nuk pati njoftime të tjera për gjendjen e tij, por ai u lirua nga spitali dhe u dërgua në burg pas vetëm disa orësh. Që atëherë, ai është akuzuar për pengim të punonjësit të policisë dhe mbahet në burgun “Valley” në Van Nuys, pranë vendit ku policia e gjeti.
 
Lil Nas X arriti famën me këngën e tij “Old Toën Road”, që u bë hit numër 1 dhe qëndroi në këtë pozicion për 19 javë, duke thyer rekorde. Ai gjithashtu pati sukses me këngë të tjera si “Industry Baby” dhe “Montero”. Ai pritet të publikojë albumin “Dreamboy” gjatë këtij viti, ndërkohë që ka publikuar disa këngë këtë pranverë.
 
Në prill, Lil Nas X u shtrua në spital pasi në mënyrë të beftë u përball me një paralizë të fytyrës. Në një video të publikuar në Instagram, ai tha se kishte “humbur kontrollin” mbi gjysmën e fytyrës së tij, por më tej, u përmirësua.