FLASH :

Marini humb djalin e porsalindur: “Askush nuk e meriton këtë dhimbje”

Reperi i njohur Marini ka ndarë lajmin e trishtë se ai dhe bashkëshortja e tij, Alba Malaj, kanë humbur djalin e tyre të porsalindur. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, ai njoftoi se bebi i porsalindur ka ndërruar jetë.

Dyshja ishin në pritje të fëmijës së tyre të katërt, pas tre vajzash.

“Ky duhej të ishte një njoftim për ardhjen në jetë të bebit tonë, por fatkeqësisht nuk është. Mëngjesin e së mërkurës humbëm engjëllin tonë të çmuar, djalin tonë.

Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbanim në krahët tanë. Jemi thellësisht të thyer, të shkatërruar nga dhimbja. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje kaq të madhe”, shkruan reperi.

Marini dhe bashkëshortja e tij, Alba, janë prindër të tre vajzave, Milana, Melody dhe Marina.