Marina Fara është vajza e këngëtares së njohur korçare Eli Farës. Emri i juristes në profesion, që në media njihet më shumë si vajza seksi e këngëtares dhe modele “Instagram”-i, rezulton në listën e 53 personave të implikuar në aksionin “Mezhgorani”, që çoi në ndalimin e 28 personave, shumë prej të cilëve të dyshuar për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në përgjimet e bëra nga Prokuroria ka dalë edhe emri i Roxhensa Vangjush Kapurani, e datëlindjes 27.03.1986, e lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, emri i vërtetë me të cilën rezulton e regjistruar në regjistrin e Gjendjes Civile Marina Fara.
Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga redaksia e gazetës “Panorama”, ndaj Farës është marrë masa “Detyrim paraqitjeje” dhe kontroll banese. Sipas burimeve të sigurta pranë Policisë, ajo ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit mëngjesin e së premtes.
Marina Farës, dje në mëngjes, i është kontrolluar banesa në Tiranë, për të konstatuar nëse ka prova si lëndë narkotike apo armë, që e implikojnë në këtë aksion policor.