FLASH :

Ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara që u përplas në Pogradec, kishte shkuar me pushime

Një aksident tragjik ka përfunduar me humbje jete këtë mëngjes në aksin rrugor Pogradec – Lin. Viktima është shtetasja M. Gjoka, një e moshuar nga Durrësi, e cila kishte ardhur për pushime në Pogradec.

Burime bëjnë me dije se e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe po transportohej me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës, në afërsi të qytetit të Elbasanit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar mbi identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe përgjegjësinë për ngjarjen.