FLASH :

Bien shitjet e apartamenteve në Tiranë, çunat e Narkotrafikut tremben nga SPAK

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA), që përfaqëson mbi 115 zyra të real estate, i ka kërkuar qeverisë uljen e tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme nga 15% që është aktualisht, në vetëm 3%.

Sipas shoqatës, barra fiskale e lartë ka sjellë pasoja të dukshme negative në treg, duke ngadalësuar transaksionet, duke ulur të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe duke nxitur informalitetin. Në përllogaritjet e kryera nga ekspertët rezulton se gjatë viteve 2020–2022, kur tatimi ishte në nivelin 3%, të ardhurat mesatare vjetore në buxhetin e shtetit nga rishitja e pasurive kanë qenë rreth 44 milionë euro, një shifër 60% më e lartë se në periudhat kur norma e tatimit ka qenë 15%.

Nga ana tjetër ulja e mundësisë së bankave për kreditim blerje nga 100% në 70% do të pamundësojë blerje për familjet e reja që nuk lanë 1 pronë dhe nuk kanë 40-50 mijë euro kursime. Ulje e kërkesës ndikon direkt në uljen e çmimit.

Hetimet pasurore të SPAK ka trembur edhe blerësit nga jashtë që kalojnë miliona euro me çanta të zeza, siç dëshmojnë pasuritë e Çopjave dhe të tjerëve.