Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi këtë të enjte qytetarët se për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit:
Kombinat
Prush
Sharrë
Zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti:
Rruga e Elbasanit
“3 Vëllezërit Kondi”
Zona e Sanatoriumit
Kodra e Diellit
Liqeni i Thatë
Sauku i Ri
Sauku i Vjetër
Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizimeve, punonjësit janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë. UKT njoftoi se do hap i punimeve dhe do zhvillim i ri do të bëhet me dije për qytetarët.