FLASH :

Ujku noton i pashqetësuar në ujërat e Liqenit të Komanit

Një skenë e pazakontë është regjistruar sot në Liqenin e Komanit, ku një ujk i egër është parë duke notuar nëpër ujëra. Pamja e kafshës, që kalonte liqenin mes maleve, ka tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe vizitorëve të zonës.

Sipas dëshmitarëve, momenti ishte krejt rastësor dhe i rrallë për t’u parë në natyrë, pasi ujqit zakonisht qëndrojnë larg zonave të frekuentuara nga njerëzit. Videoja dhe fotot e shpërndara tashmë po bëhen virale, duke sjellë edhe një herë në vëmendje bukuritë e egra të Alpeve shqiptare dhe biodiversitetin që ruan kjo zonë e veçantë turistike.