Si rrallë herë , kryeqyteti i Shqipërisë i shpëtoi përmbytjeve pas një shiu të dendur që ra në orët e para të mëngjesit. Ndryshe nga ç’ka ndodhur rregullisht vitet e fundit, Tirana nuk u gjend nën ujë, megjithëse reshjet ishin të bollshme dhe të papritura.
Zakonisht, situata e përmbytjeve në kryeqytet lidhet me ndërtimet pa kriter, bllokimin e kanaleve kulluese dhe paaftësinë e Bashkisë për të zgjidhur problemin me investime serioze në kanalizime dhe infrastrukturë. Mëngjesi i sotëm u përjetua si një “çudi” nga qytetarët, të cilët shpesh herë përballen me rrugë të bllokuara, makina të mbetura në ujë dhe shtëpi të përmbytura pas çdo rrebesh shiu.